Euro 2024 | Belgjika merr fitoren e parë në Europian, triumf 2-0 ndaj Rumanisë (2024)

Ndeshja u transmetua në Tv Klan.

Belgjika mori fitoren e parë në Europian, duke mposhtur Rumaninë me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për Grupin E.

Një sfidë e dominuar nga belgët, që kaluan në avantazh në minutën e 2-të me një supergol të Tielemans.

Në pjesën e dytë, Lukaku pa që t’i anulohet një tjetër gol, për pozicion jashtë loje. Ndeshja u vulos nga De Bruyne në minutën e 80-të, me mesfushorin që shënoi të dytin, pas një pasimi të gjatë të marrë nga Casteels.

Në krahun tjetër, Rumania kishte gjithashtu disa raste për shënim, por gabuan në momentin e fundit.

Me këtë fitore, Belgjika ngjitet në vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa edhe të gjitha ekipet e tjera të grupit.

BELGJIKËRUMANI 2-0

Tielemens 2′, De Bruyne 80′

Ndeshja minutë pas minute:

Mbyllet ndeshja.

90+1’- Lukaku pason në zonë për De Bruyne, por aksioni ndalet për pozicion jashtë loje.

Akordohen 4 minuta shtesë.

89’- Lukaku i afrohet golit, por Nita këtë herë e ndal me një pritje me këmbë.

85’- Gafë e Faes në prapavijë. Alibec, kalon portierin, por topi largohet mbi vijën fatale nga Castagne.

83’– Trossard futet në zonë dhe i vetëm me portierin, pason te Lukaku duke gabuar gjithçka.

80’- Gooool Belgjika 2-0! De Bruyne fiton një duel shpejtësie pas pasimit të marrë nga Casteels dhe i vetëm me portierin nuk gabon, duke shënuar të dytin, për të hipotekuar fitoren e belgëve.

72’- Dy zëvendësime te Belgjika. Largohen Tielemans dhe Doku, për Mangala dhe Carrasco.

68’- Casteels kthehet në hero për Belgjikën. Portieri i mohon golin e barazimit sulmuesit Man. Ky i fundit shpërdoron rastin vetëm për vetëm.

64’– Anulohet goli i dytë për Belgjikën! Romelu Lukaku, i vetëm me portierin nuk fal, duke shënuar, por anulohet për pozicion jashtë loje. Ky është goli i dytë i anuluar për sulmuesin në këtë Europian.

63’- Doku futet nga e majta dhe provon me një gjuajtje të fortë. Topi gjen rrjetën e jashtme.

60’- Mihaila nuk kuptohet me portierin Nita dhe largon topin në rivënie anësore. Lukaku ishte aty gati për të përfituar.

58’- Belgjika vazhdon të shpërdorojë raste të arta për shënim. Lukaku pason për De Bruyne, me mesfushorin që ia kalon Dokut, por ky i fundit nuk ia del ta dërgojë në rrjetë.

56’- Zëvendësimi i parë te Belgjika. Lukebakio i lë vendin Trossard.

55’- Tjetër pritje vendimtare nga Nita. Portieri ndal një gjuajtje të fortë të De Bruyne.

52’- “Flirton” me golin e dytë Belgjika. De Bruyne, sheh një gjuajtje të tij nga jashtë zone, të shkojë ngjitur me shtyllën e majtë të portierit Nita.

48’- E pabesueshme çfarë rasti ka shpërdoruar Rumania. Mihaila gabon gjithçka i vetëm me portierin, duke gjuajtur mbi traun e portës.

45′- Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

45’- Akordohet 1 minutë shtesë.

42’- Lukebakio rrëmben një top në afërsi të zonës dhe pason te De Bruyne. Mesfushori, si rrallë herë, gabon një pasim të lehtë për Lukakun.

Euro 2024 | Belgjika merr fitoren e parë në Europian, triumf 2-0 ndaj Rumanisë (1)

38’- Lukebakio nuk shfrytëzon një mundësi shumë të mirë nga e djathta. Bancu mbyll në momentin e fundit një aksion të rrezikshëm.

37’- Man i afrohet golit të barazimit. Casteels i vëmendshëm, ndal gjuajtjen.

35’- Kartoni i parë i verdhë. Lukebakio ndëshkohet për ndërhyrje të gabuar ndaj Dragush në mesfushë.

31’- Nita bën një pritje spektakolare ndaj gjuajtjes së Doku.

30’- Tjetër shpërthim i Doku, sulmuesi tenton një driblim në zonë, por topi devijohet në goditje këndi.

27’- Kombinim i bukur mes Tielemans dhe Castagne, ky i fundit kroson menjëherë në zonë. Dragusin largon rrezikun për Rumaninë.

23’- Doku është i papërmbajtshëm në krahun e majtë. Sulmuesi kombinon bukur me Lukakun, por ndalet në momentin e fundit, para se të gjuante.

19’- Vendimtar Nita, që shpëton Rumaninë nga pësimi i golit të dytë. Portieri bën një pritje të shkëlqyer ndaj Lukebakio.

14’- Lukaku merr një top të shkëlqyer në zonë, kalon njërin nga kundërshtarët, por gabon në fund me gjuajtjen, që shkon në goditje këndi.

11’- Pavarësisht golit të shënuar, Belgjika nuk i ndal sulmet. Tielemans provon me një tjetër gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por këtë herë e devijon Dragusin.

5’- Minuta të para emocionuese! Rumania i afrohet golit të barazimit me Dragusin që provon me kokë, por portieri e devijon në goditje këndi.

2’- Gooool Belgjika 1-0! Start i vrullshëm i belgëve që e nisin menjëherë me gol. Tielemans, me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, pas spondit të Lukakut, e ndal topin në fundin e rrjetës.

Starton sfida!

Euro 2024 | Belgjika merr fitoren e parë në Europian, triumf 2-0 ndaj Rumanisë (2)
Euro 2024 | Belgjika merr fitoren e parë në Europian, triumf 2-0 ndaj Rumanisë (3)
Euro 2024 | Belgjika merr fitoren e parë në Europian, triumf 2-0 ndaj Rumanisë (4)
Euro 2024 | Belgjika merr fitoren e parë në Europian, triumf 2-0 ndaj Rumanisë (5)
Euro 2024 | Belgjika merr fitoren e parë në Europian, triumf 2-0 ndaj Rumanisë (6)
Euro 2024 | Belgjika merr fitoren e parë në Europian, triumf 2-0 ndaj Rumanisë (7)

FORMACIONET ZYRTARE:

Belgjika: Casteels, Castagne, Vertonghen, Faes, Theate, Onana, Tielemans, Doku, Lukebakio, De Bruyne, Lukaku.

Rumania: Nita, Bancu, Burca, Dragusin, Ratiu, Marin, Mihaila, Stanciu, R. Marin, Man, Dragus.

Euro 2024 | Belgjika merr fitoren e parë në Europian, triumf 2-0 ndaj Rumanisë (8)

/tvklan.al

Euro 2024 | Belgjika merr fitoren e parë në Europian, triumf 2-0 ndaj Rumanisë (2024)

References

Top Articles
Latest Posts
Article information

Author: Virgilio Hermann JD

Last Updated:

Views: 5846

Rating: 4 / 5 (61 voted)

Reviews: 92% of readers found this page helpful

Author information

Name: Virgilio Hermann JD

Birthday: 1997-12-21

Address: 6946 Schoen Cove, Sipesshire, MO 55944

Phone: +3763365785260

Job: Accounting Engineer

Hobby: Web surfing, Rafting, Dowsing, Stand-up comedy, Ghost hunting, Swimming, Amateur radio

Introduction: My name is Virgilio Hermann JD, I am a fine, gifted, beautiful, encouraging, kind, talented, zealous person who loves writing and wants to share my knowledge and understanding with you.